Panorama Sport (Albania)

Vjen Kuro, pezull Avdyli e Hreljiç

-

Teuta nuk i ka ndalur stërvitjet, ndërsa dje ka kryer një tjetër seancë gjatë pasdites. Nën drejtimin e Edi Martinit, skuadra ka zbritur në stadiumin “Niko Dovana” dhe ka marrë ngarkesat e ditës. E gjithë vëmendja është te Laçi, që është edhe e para përballje pas shkëputjes që zgjati më shumë se dy muaj. Grupi, në fakt, nuk është ende i plotë. Nuk janë kthyer që të gjithë futbollist­ët të cilët kishin mbetur jashtë kufijve. Megjithatë, lajmet e mira nuk mungojnë. Dje ka mbërritur në Durrës Aleksandër Kuro, pas një fluturimi nga Brukseli në Athinë dhe nga toka greke më pas ka marrë rrugën drejt Durrësit. Ai do të karantinoh­et për 14 ditë sipas rregullave, ndërsa pezull mbeten Florent Avdyli dhe Kenan Hreljiç që respektivi­sht gjenden në Kosovë e Bosnjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania