Panorama Sport (Albania)

Alarm në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit preket nga Koronaviru­si

Emini e konfirmon: Kam rezultuar pozitiv, por sot do testohem sërish

-

Sulmuesi që ka luajtur me Kukësin, Izair Emini, edhe zyrtarisht futbollist­i i parë i kampionati­t kosovar që infektohet me "COVID-19". Emini luan me Dritën e Gjilanit dhe dje klubi kosovar konfirmoi se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me Koronaviru­s, mirëpo pa dhënë detaje se kush ishte. Madje pati aludime se mund të bëhej fjalë edhe për fantazisti­n shkodran, Erjon Vucaj, i cili luan gjithashtu te Drita. Megjithatë, të gjitha dyshimet i shuajti vetë Emini. 34-vjeçari që ka luajtur në vitet 20162017 me fanellën e Kukësit, ka konfirmuar se është ai lojtari i cili është prekur nga ky virus. "Po është e vërtetë që jam prekur me 'COVID-19'. Dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitivë apo negativë, ndërsa unë fatkeqësis­ht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam patur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam patur asnjë problem me fytin, me kollitje apo në gjoks. Jam normal dhe shumë mirë", ka thënë fillimisht Emini për mediat kosovare. Më pas, sulmuesi pranoi se ai është vetizoluar në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë i mbyllur për 2 javë. "Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga autoriteti shëndetëso­r dhe nuk mund të lëviz. Akutalisht jam në shtëpi dhe më duhet të qëndroj i izoluar në një dhomë. Nuk kam patur kontakte me ndonjë futbollist, trajner apo aktor të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individual­e pa e ndërprerë në ditët e fundit", sqaroi sulmuesi. Në fund, Emini zbuloi se do të testohet edhe njëherë ditën e sotme. "Jam shumë mirë, nuk e kuptoj si kam dalë pozitiv. Ndoshta mund të ketë ndonjë gabim në testim, prandaj do të testohem sërish nesër. Analizat i kam bërë në Shkup".

KLUBI - Por cila ishte deklarata e klubit pa u zbuluar se Emini ishte prekur nga "COVID-19". "Sot (dje) është pritur që Dritës t'i bashkëngji­ten edhe lojtarët e tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak të mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për 'COVID-19'. Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, që t'u bëhen testet çdo futbollist­i. Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejtë lojtarit dhe do t'i qëndrojë pranë në çdo rrethanë", citohej në njoftimin e klubit të Superligës kosovare.

 ??  ?? Izair Emini kur luante për Kukësin
Izair Emini kur luante për Kukësin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania