Panorama Sport (Albania)

Besa ndez motorët, asnjë mungesë për trajnerin Kashami

- Feriz Ferizaj

Ndryshe nga shumica e skuadrave të Kategorisë së Parë, që nisën punën të hënën, kavajasit iu kthyen dje fushës në aneksin stërvitor të stadiumit. Pritej të kishte ndonjë mungesë në këtë seancë të parë, por në fakt të gjithë futbollist­ët janë treguar të përpiktë dhe kanë qenë të gatshëm për trajnerin Ndriçim Kashami. Edhe lojtarët nga rrethet, që Besa i ka të shumtë, kanë respektuar vendimin e klubit dhe në orën 17:30, kur nisi stërvitja, ishin në fushë. Duhet thënë se futbollist­ët kavajas, siç e kanë pohuar edhe vetë, janë stërvitur jo vetëm individual­isht gjatë kësaj periudhe. Titullarët Xhafa, Muça, Zefi, Çelhaka udhëhiqnin grupin në stërvitje, ku nuk kanë munguar as tre lojtarët e huaj të Besës, mesfushori Gonçalves dhe sulmuesit Onuh e Kardozo. Trajneri Kashami ka parë gjendjen e futbollist­ëve pas periudhës së karantinës dhe tashmë ka një plan stërvitor për ta sjellë ekipin në formë deri më 14 qershor, kur Besa do të ndeshet me Pogradecin për javën e parë të fazës së tretë. Kavajasit janë larg treshes kryesuese me pikë dhe Superiorja duket e paarritshm­e, por drejtuesit e ekipit, stafi teknik dhe futbollist­ët janë shprehur se do ta respektojn­ë garën deri në fund, duke i shfrytëzua­r ndeshjet e mbetura edhe në funksion të sezonit të ardhshëm, ku synohet të ndërtohet një skuadër vërtet pretendent­e për elitën.

 ??  ?? Besa dje në stërvitje
Besa dje në stërvitje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania