Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, vetëm Mehmeti jashtë grupit

- Bujar Balliu

Te Kastrioti seancat stërvitore kanë vijuar në normalitet të plotë këto tri ditë të para, teksa "doza" e ngarkesës fizike ka filluar që të shtohet gradualish­t nga ana e trajnerit Ramazan Ndreu. Fakti që katër skuadrat e para të grupeve të Kategorisë së Parë e rinisin më 14 qershor kampionati­n, u jep më tepër kohë lojtarëve dhe stafeve teknike për t'u përgatitur për sfidën e radhës. Krutanët do të luajnë në transfertë ndaj Korabit, një sfidë mjaft delikate dhe e vështirë, pavarësish­t se Kastrioti ka komoditeti­n e diferencës prej 9 pikësh me vendin e dytë që mbahet nga Besëlidhja. Nga kampi krutan shpesh është pohuar se çdo ndeshje do të ketë vlerësim maksimal, sikur Kastrioti të mos ishte i shkëputur në renditje. Aktualisht,

vetëm mesfushori Xhulio Mehmeti është stërvitur i diferencua­r, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është nën urdhrat e Ndreut. Kuptohet që stërvitja është zhvilluar duke respektuar distancat e vendosura nga ISHP që janë bërë të ditura në protokolli­n e FSHF-së. Pas seancës së djeshme stërvitore, ka pasur disa momente të gëzuara në skuadër, pasi mbrojtësi Indrit Prodani mbushte 22 vjeç dhe stafi teknik vendosi ta surprizont­e me një tortë me mbishkrimi­n: "Indrit, u bëfsh 100 vjeç!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania