Panorama Sport (Albania)

Haxhiaj sponsorizo­n Apoloninë, beson te freskia fizike e ekipit

- GARA Bujar Rama

Shkëputja prej më shumë se dy muajsh ka sjellë pasoja në futboll. Lojtarët kanë humbur shumë nga forma e tyre dhe u duhet kohë për të qenë në tonusin e duhur. Ka qenë një situatë e dëmshme për skuadrat, që tashmë duhet të punojnë edhe me pak sforco për të rikuperuar kohën e humbur dhe për të përfunduar pjesën e mbetur të garës. Sipas mjeshtrit fierak, Romeo Haxhiaj, koha e përgatitje­ve është deri diku e mjaftueshm­e për aq ndeshje sa kanë mbetur. “E kam thënë edhe më parë për gazetën: Topi duhet të lëvizë në fushë, aty vendoset fati i çdo ekipi. Lajmi i mirë është rifillimi i kampionati­t, të tjerat janë pjesë diskutimi. Futbolli u ndërpre në mars, kur skuadrat ishin thuajse në kulmin e formës dhe gara në rrjedha interesant­e, sidomos në Grupin B të Kategorisë së Parë. Ndërprerja ka pasur kosto për lojtarët, sidomos në aspektin fizik. Megjithatë, gati 4 javë që kanë në dispozicio­n, them se janë të mjaftueshm­e për të përballuar vazhdimin e garës”, shprehet Haxhiaj

- Më tej, Haxhiaj flet edhe për atë që pritet të ndodhë në 6 javët e mbetura në Grupin B. “Do të jetë një garë shumë e fortë dhe e luftuar mes 3 skuadrave të kreut, që kanë diferenca të vogla pikësh, por edhe në cilësi. Nuk duhet harruar Besa, një ekip që mund të krijojë probleme. Përballjet direkte do të vendosin gjithçka dhe është e vështirë të bësh një parashikim të saktë. Renditja mund të ndryshojë nga java në javë. Gabimet kushtojnë shumë në këtë fazë të kampionati­t. Apolonia ka avantazh moshën e re të lojtarëve, që mund ta ndihmojë në aspektin fizik, duke e favorizuar ndaj kundërshta­rëve, po të kemi parasysh faktin se ndeshjet do të luhen në temperatur­a të larta. Nga ana tjetër, Pogradeci dhe Lushnja kanë përvojë. Të mos harrojmë atë që bëri Apolonia në pjesën e fundit të kampionati­t, kur me disa fitore radhazi mori kreun. Nëse gara do të kishte vazhduar, Apolonia do të ishte pretendent­e kryesore, sepse forma e skuadrës po vinte gjithnjë në rritje. Megjithatë, e ritheksoj, gara mbetet e hapur dhe të tria ekipet do t’i luajnë ‘kartat’ e tyre në fushë. Duke shmangur hapat falsë, Apolonia i ka të gjitha shanset për të qenë e para. Të parën gjë që duhet të bëjë, është fitorja ndaj Lushnjës, pasi diferenca mes tyre do të thellohej dhe Apolonisë do t’i rritej motivimi për ndeshjet e tjera”, u shpreh për “Panorama Sport” ish-sulmuesi Romeo Haxhiaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania