Panorama Sport (Albania)

Tërbuni shton radhët dhe pret pagat

- Ditmir Pemaj

Janë shtuar radhët e futbollist­ëve të Tërbunit në stërvitjen e ditës së mërkurë. Trajneri Edmond Dalipi nuk ka në skuadër aktualisht mesfushori­n Osmanollaj që ndodhet në Prizren, Zaganin që ka ardhur nga Anglia dhe po bën karantinën në Tiranë, si dhe Përgjinin që ndodhet në Lezhë dhe portierin Avrami që ndodhet në Korçë. Lajmi i mirë për pukjanët është se kryebashki­aku dhe presidenti i skuadrës, Gjon Gjonaj, ka garantuar dhënien e dy pagave deri në fundjavë. Tashmë lojtarët i janë rikthyer normalitet­it të stërvitjes në kryeqytet dhe stafi teknik shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e të mos ketë dëmtime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania