Panorama Sport (Albania)

Kontrata me anglezët, ç'ndodhi me klubin

-

Para se Elbasani të zhytej në krizë, klubi ka funksionua­r si shoqëri aksionere, ku 54% i ka zotëruar bashkia dhe pjesën tjetër presidenti Arben Laze. Por në shtator të 2016ës u firmos një kontratë me një shoqëri angleze. Sipas marrëveshj­es mes palëve, kompania angleze do të blinte 100% të aksioneve të Elbasanit. Po ashtu, ishte rënë dakord që, nëse nuk bëhej shlyerja e shumës së caktuar brenda një afati kohor prej tre muajsh, kontrata bëhej automatiki­sht nul, pra nuk kishte më asnjë vlerë. Më pas afati u shty disa herë dhe klubi verdheblu nuk e mori asnjëherë nismën për të prishur kontratën me palën angleze. Në atë kohë ndodhi që një nga aksionerët e kompanisë angleze ndërroi jetë dhe më pas gjithçka mbeti kështu siç është edhe sot. Tashmë zgjidhjen mund ta japë vetëm gjykata, por ajo që ka rëndësi jetike për Elbasanin ka të bëjë me kohën. Sa më parë të zgjidhet çështja, aq më mirë do të jetë për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania