Panorama Sport (Albania)

Stadiumi, një problem më vete

-

"Neve na duket vetja si të huaj në qytetin tonë. Është bërë stadiumi i ri dhe nuk është i Elbasanit, kur duhet të jetë i këtij klubi në fakt", ka thënë mes të tjerash për gazetën Artin Kovaçi, ish-drejtuesi i klubit verdheblu. Ai ka nxjerrë në pah një tjetër problem, pasi kuptohet që në imazhin e një klubi ka ndikim edhe infrastruk­tura, stadiumi ku luan dhe qendra stërvitore. Elbasani ka një nga stadiumet më të mira në vend, por "Elbasan Arena" administro­het nga FSHF-ja e jo nga klubi verdheblu. Madje, ka ndodhur shpesh që elbasanasi­t janë detyruar të gjejnë fushë tjetër për të luajtur ndeshjet, duke u hapur rrugë skuadrave të Superiores.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania