Panorama Sport (Albania)

Turbina, test me Kukësin në Cërrik

- M.Miraka

Turbina po e vazhdon stërvitjen në kryeqytet, ndërkohë që për në fundjavë kanë programuar një miqësore në kuadër të përgatitje­ve për pjesën e mbetur të kampionati­t. Cërrikasit do të presin në stadiumin "Nexhip Trungu" Kukësin, ekipin që mban vendin e dytë në Superligë. Në këtë test, që do të luhet të shtunën në orën 17:00, trajneri Vladimir Gjoni do të shohë më qartë gjendjen e të gjithë futbollist­ëve që ka në dispozicio­n. Trajnerit matjan i duhet të bëjë ndryshime, sepse tashmë është njohur me mungesat që do të ketë në javët e fundit, që janë lojtarët e huaj dhe kapiteni Jaupi. Ai do të përpiqet të gjejë alternativ­at më të mira, në mënyrë që skuadra të jetë në gjendje të luftojë fort për objektivin e qëndrimit në Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania