Panorama Sport (Albania)

Egnatia, kthehet edhe Doksani

- Aldo Buzi

Rikthehet entuziazmi në kampin rrogozhina­s. Egnatia iu rikthye të hënën fushës dhe të pranishëm ishin të gjithë lojtarët. Pas përshëndet­jeve mes tyre, para ekipit ka folur administra­tori Dranga dhe trajneri Bano. Më pas, lojtarët i janë drejtuar fushës, duke u ambientuar fillimisht me tapetin e blertë dhe duke kryer disa ushtrime aerobike. Titullarët kanë pohuar se janë stërvitur rregullish­t individual­isht. Grupit i është bashkuar edhe Doksani, i cili qëndroi jashtë fushave 6 muaj për shkak dëmtimi. Ai ishte dëmtuar në Shkodër, në ndeshjen e fazës së parë me Veleçikun, që është kundërshta­ri i radhës i rrogozhina­sve në kampionat. Egnatia ka kohë deri më 7 qershor për ta përgatitur këtë ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania