Panorama Sport (Albania)

Malta mbyll kampionati­n, një shqiptar merr "Këpucën e Artë"

-

Federata Malteze e Futbollit vendosi të ndalonte përfundimi­sht futbollin për këtë sezon në Premier Ligën në vend, por akoma nuk është marrë vendimi se çfarë do të ndodhë me fatin e titullit. Skuadra e Florianës, ku luan futbollist­i shqiptar Kristian Keqi, udhëheq tabelën e renditjes me 3 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Valeta. Teksa skuadra e tij mund të jetë fituese e kampionati­t maltez për këtë sezon, mesfushori me tipare sulmuese Keqi ka arritur një rekord personal, duke qenë se është golashënue­si më i mirë i Premier Ligës malteze me 14 gola. 23-vjeçari, që më parë ka luajtur edhe në Itali, ka një gol më shumë nga sulmuesi italian Mario Fontanela, i cili aktivizohe­t me skuadrën rivale për titull, Valeta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania