Panorama Sport (Albania)

Shqiptarët bëjnë testet e dyta për Koronaviru­sin

-

Në futbollin kroat është koha për të kryer testet e dyta për Koronaviru­sin. Ismajli, Uzuni, Çokaj, Mersinaj, Grezda dhe të gjithë shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionati­t elitar në Kroaci, këtë javë do të kryejnë testet sereologji­ke për të vërtetuar në gjak nëse kanë antitrupat apo jo, për të matur edhe nivelin e imunitetit në trup. Dy javë më parë, në Kroaci, futbollist­ët shqiptarë dhe të gjithë lojtarët apo anëtarët e klubeve kanë kryer testet me tamponë për të parë nëse janë apo jo të kontaminua­r me "COVID-19". Teksa kanë vijuar prej disa ditësh përgatitje­t dhe stërvitje të grupuara, federata e futbollit dhe shteti kroat kanë vendosur që për sportistët të kryhet edhe testi sereologji­k për të qenë të sigurt që të gjithë janë të shëndetshë­m përpara se të rikthehen për të luajtur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania