Panorama Sport (Albania)

28 orë në aeroport, Lilaj: Ju them udhëtimin sfilitës

"Fjetëm me krevate portative, tani do qëndrojmë në karantinë"

- ILDI MEROLLI RIFILLIMI I FUTBOLLIT

Rikthim sfilitës i Sa bien Lilajt dhe Jah mir Hykës drejt Izraelit, pas pushimeve 2mujore në Shqipëri për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit. Dy futbollist­ëve shqiptarë u është dashur të qëndrojnë plot 28 orë në aeroportin e Frankfurti­t në Gjermani, për shkak të situatës kaotike dhe boshllëqev­e të shumta të linjave ajrore. Në një prononcim për "Panorama Sport", ish-mesfushori i Skënderbeu­t, Lilaj, ka rrëfyer këtë sakrificë të bërë.

SAKRIFICA NË UDHËTIM

"Nuk kisha ngelur në aeroport, por ishte e vetmja mundësi për t'u bashkuar me ekipin para se të fillonte kampionati, sepse, siç dihet, duhet të rri 14 ditë në karantinë. Dhe pas kësaj periudhe do të bashkohem me grupin 3 ditë para ndeshjes së parë. Ishte një sakrificë nga ana jonë bashkë me Hykën. Klubi e kishte organizuar mjaft mirë këtë pjesë dhe na e bëri më të lehtë situatën", tha fillimisht Lilaj.

KOHA E PRITJES NË AEROPORT

Lilaj më tej tregon edhe se kush e vuajti më shumë këtë pritje të tejzgjatur në aeroport apo se si e "vranë" kohën gjatë qëndrimit 28-orësh. "Të dy njësoj e vuajtëm, por duke qenë se ishim bashkë, koha kaloi shpejt. Gjithsesi, ishim përgatitur për këtë pjesë. Secili kishte krevate portative në një zonë të veçantë në aeroport, kështu që kemi fjetur si në një ditë normale. Kafet dhe dyqanet e ushqimit 'McDonalds' ishin hapur. Prandaj, ishte më e thjeshtë", tregon mesfushori nga Maliqi. Karantina në Izrael Futbollist­ët shqiptarë duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë për t'u bashkuar më pas me grupin. Klubi izraelit duket se i ka marrë të gjitha masat për t'u siguruar kushtet optimale, në mënyrë që të mos jenë shumë prapa me pjesën tjetër të grupit që po kryen përgatitje­t normale. "Jemi në një hotel të presidenti­t të ekipit diku në Jerusalem. Nuk ka njerëz të tjerë dhe jemi vetëm ne, 4 futbollist­ë të huaj. Po rrimë në karantinë, por kemi mundësi edhe të stërvitemi në hapësirat e hotelit", shpjegoi më tej Lilaj.

Në fund, 31-vjeçari foli edhe për situatën aktuale në Izrael si dhe për rifillimin e kampionati­t, pas pezullimit të gjatë prej afro 3 muajsh.

"Situata këtu në Izrael është e qetë. Është e hapur pothuajse çdo gjë dhe gjithçka po shkon drejt normalizim­it. Normalisht që është më mirë fakti që do të fillojë futbolli. Këta 2 muaj pa stërvitje ishin vërtet të vështirë për t'u shtyrë. Për mua ishte hera e parë pas shumë vitesh që bëj 2 muaj pushim, kështu që mezi po prisja të fillonte kampionati. U interesuam që të bënim tamponët që tani dhe për të rifilluar direkt stërvitjen, por nuk na është pranuar nga ana e ministrisë. Për sa i përket pjesës së testimeve para ndeshjes, nuk kam ende informacio­n se çfarë do të ndodhë dhe si do të funksionoj­ë", ka deklaruar Sabien Lilaj për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania