Panorama Sport (Albania)

Armando Dobra firmos kontratë 3-vjeçare

-

Ai ka zgjedhur që të përfaqësoj­ë Shqipërinë dhe është pjesë e kombëtarev­e të moshave. Krahas kësaj, karriera e tij në Angli po nis të marrë hapat e duhur drejt suksesit. Armando Dobra është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë, i cili po shkëlqen me skuadrën angleze të Ipsuiç. Ndonëse vetëm 19 vjeç, në fushën e lojës lojtari tregon një pjekuri të madhe, teksa njihet edhe për aftësitë e tij dribluese, ku shpeshherë i turpëron kundërshta­rët e tij. Dobra shpesh është aktivizuar me ekipin e të rinjve, por ka arritur të luajë edhe për ekipin e parë. Drejtuesit e Ipsuiç kanë besim se shqiptari do të ketë një të ardhme të ndritur dhe kanë menduar t'ia rinovojnë kontratën. Lojtari ka firmosur një kontratë të re, e cila tashmë skadon në verën e vitit 2023. Kujtojmë se Dobra ka vendosur të përfaqësoj­ë Kombëtaren kuqezi, teksa pret të ketë edhe më shumë minuta. Dobra shumë shpejt do të jetë kontingjen­t edhe për Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa trajneri Reja e ka deklaruar shpesh se do të ketë nën vëzhgim të gjithë të rinjtë që po kalojnë një formë të mirë në skuadrat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania