Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Nojer firmos një kontratë... pa limit

Akord deri në 2023, por “Bild” zbulon klauzolën sekrete

-

Një telenovelë me fund të lumtur ajo në shtëpinë e gjigantëve të Gjermanisë. Manuel Nojer do të jetë pjesë e Bajernit të Myniut edhe për të paktën 3 sezone. Gardiani gjerman ka firmosur me kampionët në fuqi, një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në qershorin e vitit 2023. Prej shumë muajsh, në media kishin qarkulluar lajme të ndryshme dhe ishin ngritur pikëpyetje të shumta në lidhje me të ardhmen e portierit, por në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Kapitenit të skuadrës bavareze i skadonte kontrata në vitin e ardhshëm, kësisoj kjo situatë kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë, që në fund u finalizua me sukses. Ka qenë vetë klubi gjerman që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar rinovimin e kontratës me 34-vjeçarin, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një raport të krisur mes drejtuesve dhe portierit. Madje së fundmi në mediat gjermane u aludua se kapiteni bavarez nuk ishte i lumtur për faktin se në skuadër do të afrohej një portier tjetër dhe ai mund të përfundont­e rezervë, gjë kjo që mund të sillte largimin e tij. Por duket se Nojer i ka qëndruar besnik klubit nga Mynihu, si në 9 sezonet që luan aty. Manuel është pjesë e kampionëve në fuqi të Bundesligë­s që prej vitit 2011, ku numëron 242 paraqitje me fanellën e Bajernit. Gardiani 34-vjeçar e ka ndihmuar skuadrën bavareze të fitojnë 18 trofe të mëdhenj gjatë periudhës së tij në “Allianz Arena”, përfshirë këtu shtatë tituj të Gjermanisë, katër trofe të Kupës Gjermane dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2013. “Manuel është portieri më i mirë në botë dhe është kapiteni ynë”, tha drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Rumenige, në lajmin e publikuar për rinovimin e kontratës së Nojerit. “Jemi shumë të lumtur që arritëm të rinovonim me të edhe për disa sezone të tjera. Mynihu është shtëpia e tij dhe këtë Manuel e di shumë mirë. Prandaj le të vazhdojmë së bashku rrugëtimin e suksesshëm që kemi nisur prej gati një dekade”, përfundoi “Kalle”. Ndërkohë, “Bild” zbulon se kontrata e re e Manuel Nojerit në të vërtetë përfshin një klauzolë “pa limite”, e cila saktëson se portierit mund t’i takojë rinovimi automatik, nëse ai do të vazhdojë

të jetë në një formë të mirë edhe në moshën 37-vjeçare. Një shenjë besimi kjo, që Bajerni ka vendosur ta shprehë për kapitenin e tij, por ndoshta ka qenë pikërisht ky akord pa limit ai që e ka bindur dhe shtyrë Manuel Nojerin që të hedhë firmën e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania