Panorama Sport (Albania)

Nojer: Nuk nxitova për firmën me Bajernin prej Koronaviru­sit

Kapiteni: Kjo skuadër është shtëpia ime

-

Manuel Nojer u dha fund “përleshjev­e” me drejtuesit e Bajernit, pasi kapiteni do të vazhdojë të qëndrojë të paktën edhe tri sezone të tjera në Mynih. Lajmi i mirë për tifozët bavarezë erdhi mesditën e djeshme, kur faqja zyrtare e kampionëve dha ndoshta lajmin më të mirë për këtë vit 2020. Vetë portieri u shpreh se ishte i lumtur që gjithçka është mbyllur dhe se tani e në vazhdim mund të punonte shumë më i qetë për të arritur objektivat me skuadrën e Bajernit. “Ishte një vendim që vonoi për shkak të ‘COVID’-it. Kjo, sepse nuk e dinim nëse do të riniste kampionati apo jo. Gjithsesi, unë gjithmonë kam menduar të qëndroja në Mynih. Nuk ka pasur kurrë dyshime për këtë, sepse Bajerni është shtëpia ime”, tha Nojer. Një tjetër arsye pse portieri i kombëtares gjermane ka zgjedhur bavarezët është edhe dëshira për t’u stërvitur me trajnerin e portierëve, Toni

Tapaloviç. “Është e rëndësishm­e për mua të vazhdoj punën me Tonin. Ai ka qenë dhe mbetet njeriu që unë do t’i jem gjithmonë falënderue­s për atë çfarë kam mësuar deri tani. Tani që gjithçka është finalizuar me sukses për rinovimin, do të kem më shumë kohë për të menduar për fushën e lojës. Sezoni ndodhet në një fazë delikate dhe duhet një performanc­ë e mirë e të gjithëve për të bërë një mbyllje sa më dinjitoze. Jemi në garë për të tre trofetë dhe në fund shpresojmë t’i marrim të gjithë ata. Do të ishte dhurata më e mirë për tifozët tanë që janë duke vuajtur shumë në këto kohë pandemie. Tani jam i qetë, pasi m’u rikonfirmu­a shansi që të mund të luaj ende për një nga klubet më të mira në Europë, siç është Bajerni i Mynihut”, tha Manuel Nojer pas firmës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania