Panorama Sport (Albania)

Pa tifozë në stadium, ja si e zgjidh Midtjiland­i

-

ermania nisi sezonin të shtunën e kaluar. Më saktë, e rinisi aty ku e kishte lënë deri kur Koronaviru­si paralizoi të gjithë Europën në mesin e muajit mars. Topi ka nisur të rrotullohe­t përsëri në stadiumet teutonike, por nën rregulla të ashpra higjiene. Tifozët janë “përjashtua­r” nga tribunat deri në një urdhër të dytë, por pasioni nuk frenohet dhe në Danimarkë kanë vendosur të mbështesin ekipet e zemrës në një mënyrë shumë origjinale, të paktën për epokën në të cilën jetojmë. Duke u frymëzuar nga “Drive-In” e viteve ‘50-‘60, mbështetës­it e Midtjiland­it në kampionati­n danez kanë zgjedhur të bëjnë tifo nga makinat, ndërkohë që ndeshja kundër Horsensit do të shfaqet në një monitor gjigant. Hapësira është mundësuar pikërisht nga Midtjiland­i që do të luajë ndeshjen e parë të rinisjes së sezonit me 1 qershor në “MCH Arena”. Madje, këto testime sportdashë­sit danezë i kanë provuar gjatë fundjavës së kaluar, me rastin e derbit të Ruhrit, ku skuadrat e Bundesligë­s, Borusia Dortmund dhe Shalke 04 bënë të lumtur miliona të apasionuar pas futbollit. Tifozët, siç thamë, do të ndjekin 90 minuta nga makinat, teksa vendet e “parkimit” në këtë rast do të mund të rezervohen nga faqen e klubit pa qenë nevoja që të paguhet ndonjë kuotë anëtarësim­i. Kjo nismë mund të kopjohet nga klube të tjera të cilat do të mundohen të mbajnë sa më të zjarrtë pasionin mes skuadrës dhe lojtarit të dymbëdhjet­ë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania