Panorama Sport (Albania)

Ideja e Milluollit: Tamponët t’i paguajë kush ngjitet në Premier

-

Në Angli, përveç Premier Ligës, ka një tjetër diskutim për të zgjidhur. Championsh­ip-i, Kategoria e Dytë më e shtrenjtë dhe e rëndësishm­e në botë për të rinisur po has vështirësi të mëdha. Shumë prej klubeve nuk janë në kushtet më të mira financiare dhe nuk po arrijnë dot që të paguajnë tamponët aq shumë të rëndësishë­m për rinisjen e sezonit. Por klubi i Milluollit ka një propozim... Fatura e shpenzimev­e të analizave për Koronaviru­sin duhet t’u shkojë tri klubeve që do të ngjiten në Premier Ligë, pasi të ketë përfunduar sezoni. Sipas llogarive të fundit, tamponët për të 24-ta skuadrat që militojnë në Kategorinë e Dytë të futbollit anglez, kushtojnë në total 4.5 milionë sterlina, një shifër kjo që normalisht do të duhet të ndahet mes ekipeve që do të fitojnë secila më shumë se 100 milionë sterlina prej ngjitjes në elitë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania