Panorama Sport (Albania)

Grabitje me maskën e Salahut

-

Katër persona janë arrestuar në Egjipt, pasi akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjesh në dyqane, duke mbajtur maskat me fytyrën e Mohamed Salahut. Në lagjen Naser Siti në Kajro, banda tentoi të arratisej pasi u përball me policinë gjatë një vjedhjeje të armatosur. Por ata u neutralizu­an dhe sipas portalit “Masrawy”, në fund ata pranuan se janë autorët e disa grabitjesh. Salah, i cili është rritur në qytetin e Nagrig, në veri të kryeqyteti­t Kajro, është një idhull për miliona egjiptianë. Me 67 ndeshje dhe 41 gola me kombëtaren e vendit të tij, ai është ende në kërkim të thyerjes së rekordit të golashënue­sit më të mirë të Egjiptit, Hosam Hasan (69 gola).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania