Panorama Sport (Albania)

Xhaka: E kam harruar sherrin, do jap gjithçka

-

Granit Xhaka i rikthehet edhe njëherë përplasjes së tij me tifozët e Arsenalit, pas zëvendësim­it në derbin me Kristal Palasin në tetor. Vërshëllim­at e tifozëve “Topçinj” dhe shpërthimi i mesfushori­t në fyerje ndaj tyre, i kushtoi atij shiritin e kapitenit, me skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Emeri. “Ndoshta ishte një keqkuptim dhe të dyja palët e tepruan pak me reagimin”, tha 27-vjeçari për “Bild”, i cili tashmë e ka hedhur pas krahëve atë incident dhe me Mikel Artetën në stol, ka rifituar edhe njëherë besimin e tyre. “Për mua është njëçështje e mbyllur. Tifozët mund të qëndrojnë të qetë se unë do të shkoj përtej limiteve të mia dhe do të jap gjithçka për Arsenalin”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania