Panorama Sport (Albania)

“Më duheni të gjithë”, Zidan: Marrim një trofe

Zizu: Jemi të lumtur për rikthimin, klubi ka ADN fituese

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kam nevojë për të gjithë ju”. Ky është mesazhi më i përsëritur nga trajneri Zinedin Zidan në stërvitjet gjatë një jave e gjysmë. Ai nuk ka pasur mundësi që të bëjë mbledhje me të gjithë lojtarët për shkak të masave dhe protokolli­t që duhej zbatuar gjatë këtyre ditëve, por trajneri ka pasur mundësinë të jetë me lojtarët në stërvitjet individual­e dhe në grupe të vogla duke respektuar distancën. Zidan ka të ngulitur në memorien e tij atë që ndodhi në sezonin 2016-2017 kur fitoi dopietën (Champions dhe La Liga). Në atë sezon, 20 lojtarë të skuadrës së parë u aktivizuan më shumë se 1500 minuta në të gjitha kompeticio­net. Të ketë një plan B ka qenë gjithmonë një nga fiksimet e Zinedin Zidanit dhe tani me rikthimin e Hazardit dhe Asensios mund ta ketë diçka të tillë deri në fund të sezonit. Kalendari do të jetë shumë i ngjeshur, me ndeshje çdo tri ditë dhe prandaj trajneri francez ka nevojë për të gjithë futbollist­ët e skuadrës së tij. Ai po llogarit gjithashtu edhe dëmtimet dhe i ka parashikua­r ato. Do të bëjë rrotacione masive sepse kampionati gjerman shërben si një mësim për të tjerët. Në javën e parë ka pasur tetë dëmtime dhe diçka e tillë është e pashmangsh­me në Spanjë dhe në kampionate­t e tjera. Zizu kërkon të mbajë të bashkuar grupin dhe në deklaratën e tij të parë pas rikthimit thotë se Reali do të tentojë të

fitojë trofe, sepse kjo është ADN-ja e këtij klubi.

RIKTHIMI - “Jam shumë i lumtur që u riktheva të punoj sërish me lojtarët e mi. Na kishte munguar gjithçka. Qëndruam 60 ditë pa u takuar dhe rifillimi ishte diçka pozitive”.

AMBIENTI - “Jemi të

gjithë të lumtur dhe të kënaqur të gjithë për rikthimin. Kishim planifikua­r përgatitje­n fizike dhe lojtarët kanë bërë mjaft mirë në shtëpitë e tyre. Ishim në formë që në ditën e parë të stërvitjes”.

JAVA E DYTË - “Jemi bashkë dhe kjo ka më shumë rëndësi. Po bëjmë gjënë që duam më shumë. Java ka qenë shumë e mirë për të punuar, edhe pse në grupe të vogla. Por kemi mundësinë që të bëjmë diçka më shumë në aspektin taktik. E shoh ekipin akoma më mirë gjatë kësaj jave. Duhet të vazhdojmë me këto ritme dhe të gjejmë formën optimale për të qenë gati për vazhdimin e sezonit”.

NDESHJET - “Lojtarëve u pëlqen stërvitja, por më shumë ndeshjet. Po presin me padurim një datë për ta bërë këtë gjë. Unë gjithashtu jam i karikuar dhe dua që të zbresim në fushë”.

E ARDHMJA - “Duhet të mendojmë pozitivish­t, sepse unë i kam parë mirë. Lojtarët e dinë që kanë në dispozicio­n 11 ndeshje dhe duan që ta përfundojn­ë sa më mirë sezonin duke fituar një titull. Kjo gjë është në ADN-në e Realit të Madridit dhe do të bëjmë gjithçka për të triumfuar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania