Panorama Sport (Albania)

Lipi: Goli i Mijatoviçi­t, i parregullt

-

Në 20 majin e vitit 1998, Reali i Madridit fitoi finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit, e cila u luajt në Amsterdam dhe u vulos nga goli i vetëm i Mijatoviçi­t. Një gol që shkaktoi shumë polemika për faktin se ishte në pozicion jashtë loje. Marçelo Lipi ka dashur që të rikthejë sërish në vëmendje këtë histori duke e thënë me siguri që goli i Mijatoviçi­t ishte në pozicion jashtë loje. “Jam i sigurt që goli i tij ishte pozicion jashtë loje. Nuk kam dyshime për këtë”, tha fillimisht Lipi. Ai foli edhe për Zidanin, si një nga lojtarët më të mirë që ka stërvitur. “Zidan ishte më i miri që kam stërvitur, natyra i kishte dhuruar shumë klas, kualitet dhe inteligjen­cë. Karriera? Nuk jam mit, por thjesht një trajner që kam pasur fatin të punoj me lojtarë shumë të mirë”, ka thënë trajneri italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania