Panorama Sport (Albania)

“Reali nuk ngopet kurrë duke fituar”

-

Pavarësish­t se në karrierën e tij ka fituar gjithçka, Marselo vazhdon të jetë i uritur. Mbrojtësi i Realit të Madridit thotë se nuk lodhet kurrë nga trofetë, edhe pse ka arritur të marrë 4 Champions në vitet e fundit. “Më bën të lumtur fakti që kam mendimin për të fituar gjithmonë më shumë. Këtë gjë e kam mësuar te Reali i Madridit. Fituam 3 Champions radhazi dhe 4 në 5 vite. Por ne nuk mbetemi me kaq dhe duam që të fitojmë akoma më shumë. Ajo që ndodhi, ndodhi dhe tani duhet të rikthehemi sërish të triumfojmë. Titujt janë atë që mbeten në karrierë. Kapiten i dytë? Jam krenar dhe i nderuar, por të kesh Serxho Ramosin kapiten të parë është diçka fantastike. Ai është një lider i lindur dhe merr shumë përgjegjës­i në ndeshjet e rëndësishm­e”, ka thënë mbrojtësi brazilian i Realit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania