Panorama Sport (Albania)

Stërvitja në grup, Zidan u jep leksione lojtarëve

-

Zinedin Zidan është duke u argëtuar pas rikthimit të stërvitjev­e në grup të Realit të Madridit. Trajneri francez e ka ndarë ekipin me tri grupe dhe ka qenë prezent gjithmonë duke motivuar lojtarët. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka zbritur në fushën e lojës bashkë me futbollist­ët e tij duke u dhënë leksione. Nuk është hera e parë që Zizu stërvitet bashkë me skuadrën dhe merr pjesë në ushtrimet që bëhen gjatë përgatitje­ve. Binte në sy klasi i tij që vazhdon të jetë impresionu­es dhe pasimet e zgjuara, të cilat shoqërohes­hin me të qeshura dhe batuta nga futbollist­ët. Prej një jave, Reali i Madridit ka nisur stërvitjet pas periudhës së izolimit për shkak të Koronaviru­sit. Java e parë ishte stërvitje individual­e, ndërsa nga e hëna kanë nisur përgatitje­t në grupe të vogla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania