Panorama Sport (Albania)

PSG sfidon Realin për Halandin

-

Nuk është hera e parë që Reali i Madridit dhe PSG sfidojnë njëri-tjetrin në merkato dhe këtë herë rivalizohe­n për sulmuesin Erling Haland. Logjike, sepse po flasim për dy nga klubet më të fuqishme të Europës. Të dyja skuadrat kanë raport të mirë me njëra-tjetrën dhe lojtarët respektivë kanë ndryshuar fanellën, si Hese, Kejlor Navas apo Areola. Në verën e vitit 2017 u sfiduan për Kilië Mbapenë, i cili firmosi për ekipin francez. Por ai emër kurrë nuk u largua nga mendja e madrilenëv­e, të cilët vazhdojnë ta duan edhe sot. Gjatë kësaj kohe ka pasur tentativa nga ana e Realit për ta transferua­r Mbapenë, por ky transferim mund të shtyhet për vitet e ardhshme sepse për momentin nuk e lejon kriza që ka shkaktuar Koronaviru­si. Lajmi i fundit nga Spanja zbulon një tjetër intrigë në merkato, e cila lidhet me Halandin. PSG-ja po mendon seriozisht që të transferoj­ë lojtarin norvegjez, i cili po shkëlqen te Dortmundi. Drejtuesit e francezëve e quajnë një çështje të mbyllur rinovimin e Mbapesë dhe duan të gjejnë zëvendësim­in e tyre. Mbape kërkon rrogë shumë të lartë dhe ka interes që të transferoh­et në Madrid, prandaj të gjendur përballë kësaj situate francezët kanë vendosur të shqetësojn­ë Realin për Halandin. Tani mbetet për t’u parë se cilin nga dy sulmuesit do të preferojë trajneri Zinedin Zidan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania