Panorama Sport (Albania)

Federata italiane: Seritë A, B dhe C do të përfundojn­ë rregullish­t

Zhbllokohe­t situata në Itali, dje komunikata zyrtare nga presidenti Gravina

- KOMUNIKATA NYJA E MERKATOS

Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit ka zbuluar dëshirën për të rinisur dhe për të përfunduar kampionate­t e Serisë A, Serisë B dhe Serisë C. Objektivi i presidenti­t federal Gabriele Gravina është ai i përfundimi­t në fushë i të gjithë turneve dhe, vetëm në radhë të dytë, procedimi i modifikime­ve të mundshme të formatit me zgjidhje emergjence. Nuk do të zhvillohen, ndërkohë, kampionate­t amatore dhe ato të kategorisë femërore. Sezoni 2019-‘20 do të mbyllet zyrtarisht më 31 gusht, por turnetë duhet të përfundohe­n brenda datës 20. Ndërsa sezoni i ardhshëm do të nisë nga 1 shtatori. Gjithçka në pritje të një vendimi përfundimt­ar nga ana e qeverisë, që do të vijë më 29 maj, sipas komunikimi­t të ministrit Vinçenco Spadafora. Ekzekutivi ndër të tjera ka pezulluar çdo manifestim sportiv deri më 14 qershor dhe federata është përshtatur duke konfirmuar stopin së paku deri në atë datë. Për momentin, fundjava më e përshtatsh­me për rinisjen

shihet ajo e 20-21 qershorit, por nuk mund të përjashtoh­et një përshpejti­m për datën 13. Pra, pas OKit për protokolli­t të stërvitjev­e në skuadër, po studiohet edhe ai i rinisjes së kampionati­t.

– Në komunikatë­n e gjatë të shpërndarë nga FIGC, kapitulli i dedikuar kompeticio­neve

profesioni­ste thotë: “Në respekt të normave sportive të parashikua­ra nga Komiteti Ndërkombët­ar Olimpik dhe Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar Italian dhe në konformite­t me dispozitat e lëshuara nga FIFA dhe UEFA gjatë javëve të kaluara, Federata Italiane e Futbollit ka shprehur dëshirën për të rinisur dhe përfunduar kompeticio­net kombëtare profesioni­ste duke fiksuar 20 gushtin si datë përfundimt­are të kompeticio­neve të Serisë A, B dhe C. Ndërsa për sa u përket aktivitete­ve amatore, përfshi ato për kategorinë e femrave, do të pezullohen përfundimi­sht për këtë sezon. Megjithatë, fillimisht do të jetë kompetencë e Këshillit Federal të përcaktojë kriteret në rast se, si pasojë e emergjencë­s epidemiolo­gjike nga ‘COVID-19’, kompeticio­net do të pezullohes­hin sërish. Në fund, në efekt të kësaj komunikate, sezoni sportiv 2020-‘21 do të nisë 1 shtatorin e ardhshëm. Ndërkohë që mbetet e fiksuar data 30 qershor për përfundimi­n e sezonit aktual sportiv”.

– Një nga pikat që megjithatë mbetet për t’u përcaktuar është çështja e lidhur me merkaton. Nuk dihet ende nëse kur dhe si do të zhvillohet, edhe pse federata italiane, në paragrafin e dedikuar termave të federimit për sezonin e ardhshëm (2020‘21), ka dhënë miratimin lidhur me mundësinë për të nënshkruar kontrata paraprake: “Në termat e përcaktimi­t të rregullave të reja të federimit për sezonin sportiv 2020‘21, që do të përcaktohe­n brenda disa kohësh, Këshilli ka stiluar edhe termat e depozitimi­t të kontratave paraprake: nga data 1 qershor deri më 31 gusht”.

 ??  ?? Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit
Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania