Panorama Sport (Albania)

Në plan “play off” dhe “play out”, koeficient përcaktues në rast ndalese

-

Le të fillojë operacioni “rinisja”. Jo vetëm i Serisë A, por edhe i B dhe C. Këshilli Federal u ka thënë, ndërkohë, “jo” të gjitha kampionate­ve amatore, përfshi ato për femra. Në komunikatë thuhet se do të ketë kohë deri më 20 gusht për të kompletuar turnetë dhe sezoni 2019‘20 do të mbyllet më 31 gusht. Po “play off” dhe “play out”? Do të mbeten vetëm si plan B, në rast të një pezullimi të ri. Ka edhe një plan C: “Në rast të një ndërprerje­je përfundimt­are, klasifikim­i do të përcaktohe­t duke aplikuar koeficient­e objektive rregullues­e”. Data e 20 gushtit si kufi maksimal për kampionate­t nuk nënkupton edhe një ndryshim marshi. FIGC dhe Liga e Serisë A konfirmojn­ë se duan të punojnë për të rinisur me ligën superiore të shtunën 13 qershor, gjithmonë nëse qeveria ndryshon normën që ndalon çdo tip eventi, edhe me dyer të mbyllura, deri të dielën 14 qershor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania