Panorama Sport (Albania)

Sulmi zikaltër transformo­het, siguria mbetet Lukaku

-

Lukaku është dhe do të jetë, këtë siguri ka Interi. Sepse, Antonio Konte vërtet po përgatit revolucion­in, tashmë është sulmi sektori që do të ndryshojë më shumë personazhe­t: Lautaro po shkon drejt mikut Mesi, Aleksis do të rikthehet në Mançester pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa Espozito do të huazohet për të fituar eksperienc­ë. Mbetet vetëm “Big Rom”, situatë që në çdo rast pritet të ndryshojë shpejt. Mertens tani duket më pranë Napolit sesa Milanos (pas ofertës së fundit për rinovim nga presidenti napolitan), por Timo Verner është i pari në listë si zëvendësue­s i Lautaros dhe Edinson Kavani emri-”bombë” që mund të ndezë merkaton zikaltër. Për tani siguria mbetet Lukaku.

 ??  ?? Kavani, duke festuar një gol ndaj Barcelonës
Kavani, duke festuar një gol ndaj Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania