Panorama Sport (Albania)

Lautaro drejt Barcelonës, mund të bëhet shitja rekord në Itali

Klauzola 111 milionë € e bën më të shtrenjtin nga Seria A

-

Nuk mund të ketë kurrë vend për të festuar për një tifoz, përpara një shitjeje rekord. Sepse, do të thotë që një futbollist i madh po largohet nga skuadra dhe kushedi nëse zëvendësue­si do të jetë në lartësinë e tij. Por, klubet arsyetojnë në mënyra të ndryshme dhe lamtumirat, kur janë të pashmangsh­me, shndërrohe­n në okazione financiare, më përpara se sportive. Rrezikon të jetë pikërisht ky rasti i Lautaro Martinezit. Argjentina­si, numri 10 i Interit, është në qendër të një “mundjeje dore” mes zikaltërve dhe Barcelonës. Joshja e katalanasv­e dhe e mundësisë për të luajtur me mikun Leo Mesi është aq e fortë sa për përfundimi­n me sukses të marrëveshj­es me siguri do të nevojitet të shkruhet një rekord.

MË SHUMË SE POL – Njëqind e njëmbëdhje­të milionë euro është vlera e klauzolës së largimit të Lautaros. Megjithëse është thënë që akordi nuk do të arrihet përmes pagesës “cash” të asaj klauzole, është pikërisht rreth asaj shifre që Interi dëshiron të arrijë termat e vlerësimit, mes pjesës “cash” dhe shkëmbimev­e. Nëse vërtet do të jetë kështu, “Demi” do të bëhej shitja më

e shtrenjtë e gjithë historisë së Serisë A, në absolut. Më shuma se Pol Pogba, që aktualisht drejton këtë klasifikim të veçantë: francezi u shit nga Xhuzepe Marota (sot administra­tor i Interit, në atë kohë te Juventusi) te Mançester Junajtid në vitin 2016 për shifrën monstruoze prej 105 milionë eurosh, nga të cilat ndër të tjera 27 përfunduan në xhepat e menaxherit Mino Raiola.

NË RADHË – Është e vërtetë që stilimi i një klasifikim­i në distancë vitesh është i ndërlikuar, sepse vlerat e merkatos kanë ndryshuar, sepse veçanërish­t gjatë viteve të fundit vlerësimet kanë shkuar në qiell. Gjithmonë duke konsiderua­r marrëveshj­et e përfunduar­a pas shfaqjes së euros, pas Pogbasë gjendet një transferim brenda Serisë A, ai i Gonzalo Higuainit nga Napoli te Juventusi gjithmonë në vitin

2016, përmes pagesës së klauzolës prej 90 milionë eurosh. Për transferim­in tjetër duhet të kthehemi në 2009ën, kur dy kampionë u larguan nga Italia: Ibrahimovi­ç shkoi nga Interi drejt Barcelonës për 69,5 milionë (përfshi kartonin e Etosë), ndërsa Kaka la Milanin për Realin e Madridit për 67 milionë. Vendi i fundit i peshës së parë është edhe më i afërti. Verën e kaluar nga Juventusi u largua Zhoao Kanselo

me drejtim Mançester Sitin për 65 milionë euro, edhe pse në shifrën përfundimt­are ndikoi përfshirja e Danilos në negociatë, edhe për arsye bilanci: është e njëjta gjë që po përpiqet të bëjë Barcelona me Lautaron, duke ofruar nga Zhunior Firpo, te Artur, Rafinja e Semedo, në përpjekje për të gjetur çelësin e duhur për t’iu afruar kuotës së famshme prej 111 milionësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania