Panorama Sport (Albania)

Lauti me Mesin? Për të mirën e Argjentinë­s

-

Trajneri i Argjentinë­s, Lionel Skaloni, ka këshilluar Lautaro Martinezin që të transferoh­et te Barcelona dhe mendon se kjo do të jetë diçka e mirë për kombëtaren. “Për momentin, Lautaro është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe të gjitha skuadrat e mëdha duan ta kenë në ekip. Ai është në një ekip të madh dhe të rëndësishë­m si Interi, por nëse ka fatin të shkojë te Barcelona, atëherë do të luajë me Mesin dhe kjo do të jetë e mirë për kombëtaren. Lautaro ka të ardhme të ndritur përpara dhe jam i sigurt që do të bëjë një karrierë të shkëlqyer. Nuk dua që të ndërhyj në vendimet e tij, por nëse do të ndryshojë skuadër, shpresoj që të jetë vendimi më i mirë për karrierën e tij”, ka thënë Skaloni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania