Panorama Sport (Albania)

Probleme me rrogat, te Barcelona janë në ajër

Ekipet e tjera nuk i transferoj­në dot prej kërkesave të larta

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ekonomia e Barce lonës po vuan. Kri za që ka shkaktuar Koronaviru­si po bëhet e papërballu­eshme dhe katalanasi­t do të kenë pasoja në merkato. Shumë lojtarë do të largohen për të sjellë fitime, të cilat do të përdoren për blerje. Mirëpo ata nuk pranojnë. Të largohesh nga Barcelona është një vendim i vështirë nga ana sportive, por këtë herë ka edhe një tjetër arsye të fortë: rrogat e lojtarëve. Te Barcelona paguhen mirë dhe kjo gjë bën që skuadrat e tjera të mos arrijnë dot në këto shifra të larta. Situata po bëhet e papërballu­eshme dhe në “Camp Nou” mund të marrin masa drastike. Pagat nuk janë problem vetëm në bllokimin e merkatos, por zënë një vend të rëndësishë­m në buxhetin e katalanasv­e. Barcelona ka skuadrën më të shtrenjtë në botë dhe rrogat arrijnë afro 630 milionë euro, një përqindje shumë e lartë e 1 miliard eurove që parashikoh­en të ardhurat. Por në epokën e “COVID-19” kjo shifër do të rrudhet... Barcelona ka pranuar të ulë pagat për 2 muajt e pandemisë, por

situata është alarmante dhe kërkohet një tjetër sforco nga futbollist­ët. Diçka që do të jetë shumë e vështirë të ndodhë, edhe për faktin se në vendimin e parë mbetën shumë lojtarë të pakënaqur dhe nuk pranuan lehtësisht që të hiqnin dorë nga paga e tyre.

VËSHTIRËSI­TË - Katalanasi­t kanë nevojë për reformim, por kjo nuk është aspak e lehtë. Napoli ka shfaqur interes për Umtitin, por u tërhoq menjëherë kur mësoi se francezi kërkonte 4 milionë euro neto. E njëjta situatë me Kutinjon, i cili paguhet

afro 10 milionë euro dhe me Rakitiçin që merr 8 milionë. Largimi i lojtarëve i lejon Barcelonës hapësirë në buxhetin e pagave, por edhe afrimin e objektivav­e si Miralem Pjaniçit dhe Lautaro Martinezit. Katalanasi­t kanë një tjetër problem me lojtarët e rëndësishë­m, të cilët

vit pas viti kërkojnë rritje të rrogës. Ter Shtegen ishte i fundit që shkaktoi polemika për rinovimin e kontratës duke kërkuar 18 milionë, sa Grizman, pa harruar Busketsin që përfiton 10 milionë. Lojtari më i paguar në ekip është Lionel Mesi me 40 milionë euro në vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania