Panorama Sport (Albania)

Katalanasi­t, 73 milionë euro për De Ligtin

-

Barcelona nuk i ka humbur shpresat se mund të transferoj­ë Matajs De Ligtin dhe vazhdon të ketë bisedime të shumta si me lojtarin, ashtu edhe me Juventusin për ta tentuar në të ardhmen. “Daily Mail” raporton se spanjollët janë gati të ofrojnë 73 milionë euro për kartonin e mbrojtësit holandez, por kjo shifër nuk është e mjaftueshm­e për Juventusin. “Zonja e Vjetër” ka thënë menjëherë “jo” dhe nuk ka ndërmend që ta largojë qendërmbro­jtësin. Pavarësish­t një sezoni jo të mirë në fillim, De Ligt pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes për kampionët e Italisë dhe rreth tij do të ndërtohet e ardhmja. Shifra, në fakt, nuk është pak, por Juvja do t’i japë edhe një shans lojtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania