Panorama Sport (Albania)

Begoviç dhe Reina do të largohen, "Elliott" jep bekimin për Xhixhon

-

Roli i portierit është delikat për çdo ekip, aq më tepër te Milani. Fondi "Elliott" mësohet të ketë dhënë bekimin për të zgjatur kontratën e Donarumës, të cilit do t'i kënaqet çdo pretendim ekonomik vetëm për të zgjatur kontratën që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Por, ja që planet e klubit lidhen edhe me dy gardianët e tjerë. Pepe Reina do të rikthehet te kuqezinjtë pas gjysmës së sezonit me Aston Vilën. 38-vjeçari e ka bërë të qartë se do të pranojë të mbetet te "Djalli" vetëm nëse i garantohet minutazh, çka nuk ka gjasa të ndodhë me Xhixhon në organikë. Spanjolli në këto kushte do të kërkojë një zgjidhje alternativ­e që t'i garantojë vazhdimin e karrierës me rol protagonis­ti. E ardhme për t'u zbuluar edhe për Asmir Begoviçin. Drejtuesit kuqezinj kanë vendosur ta kthejnë te Bornmëthi boshnjakun i cili nuk ka bindur askënd. Edhe Antonio Donaruma do ta largohet, ndaj përveç përforcime­ve në merkato, te Milani do të kërkojnë edhe dy zëvendës të denjë të Donarumës, njëri prej të cilëve me gjasë do të jetë Mateo Sonçin, titullari i ekipit të të rinjve dhe pjesëtar i rregullt i stërvitjev­e të kuqezinjve nën urdhrat e Piolit, sa herë që ka mundur një nga tre portierët e organikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania