Panorama Sport (Albania)

Dy goditje "në shtëpi" për sezonin e ri, ja kë ble Milani

-

E ardhmja e Simon Kjaerit do të jetë akoma e veshur me kuqezi. Lajmin e bën të ditur "Tuttosport" që konfirmon vullnetin e "Djallit" për të ushtruar të drejtën e blerjes ndaj danezit. I huazuar nga Sevija tek Atalana, ai vuajti në fazën e parë për t'u ambientuar me ekipin e Gasperinit. Milani e huazoi për të kompensuar mungesat e Duartes dhe Muzakios, por paraqitjet e 31-vjeçarit në krah të Romanjolit bënë që të fitonte një vend titullari. Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi me kuqezinjtë që do të derdhin 1.5 milionë euro në arkat e Sevijës për të blerë përfundimi­sht mbrojtësin që në Itali ka luajtur edhe me fanellat e Romës dhe Palermos. Përveç Kjaerit, kuqezinjtë do të ushtrojnë të drejtën e blerjes edhe për Aleksis Selemekers­in. Anderlehti do të arkëtojë në këtë mënyrë 13 milionë eurot për të cilat klubet kishin rënë dakord në janar të këtij viti. Belgu deri më tani ka koleksionu­ar tri prezenca për një total prej 32 minutash me fanellën e "Djallit", por mosha e re dhe talenti që zotëron kanë bërë që drejtuesit të binden për cilësitë e tij. Vetëm 20 vjeç dhe i aftë të mbulojë të gjitha rolet e korsisë së djathtë, Selemekers shihet si një profil polivalent që mund të gjejë hapësirë në Milanin e Ralf Rangnikut që nga sezoni i ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania