Panorama Sport (Albania)

Tamponë e teste, nis raundi i 2-të anti-COVID

-

Siç kemi njoftuar në fillim të javës, lojtarët dhe stafi teknik i Milanit këto ditë po u nënshtrohe­n analizave dhe tamponëve të dyfishtë për Koronaviru­sin. Rezultatet e valës së parë së testeve janë shumë të mira dhe asnjë në klubin kuqezi nuk paraqet problemati­ka që të shtyjnë të mendohet për Koronaviru­s. Pas stërvitjes së paradites, klubi i ka dërguar të gjithë në shtëpi, teksa sot do të jetë radha e raundit të dytë të analizave që do të përsëriten teksa përgjigjet që do të bëhen të njohura nesër. Stërvitja te Milani vazhdon me grupe me nga 4 lojtarë, teksa javën e ardhshme, skuadra do të nisë përgatitje­t kolektive pasi u miratua më në fund edhe protokolli mjekësor. Sa i përket "Milanello"-s, që pas hapjes së dhjetë ditëve më parë, qendra stërvitore mirëpret çdo ditë Paolo Maldinin e Frederik Masarën, teksa Ivan Gazidhis nuk e ka u ka bërë ende vizitën e parë kuqezinjve dhe Stefano Piolit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania