Panorama Sport (Albania)

E kërkon Interi, por Barça ia ofron Arturo Vidalin Juventusit

“Zonja” refuzon, Pjaniç sakrifikoh­et vetëm për Arturin

-

Arturo Vidal është një nga dëshirat më të mëdha të Antonio Kontes për merkaton e verës në shtëpinë e Interit, por Barcelona ua ka ofruar mesfushori­n kilian rivalëve të Juventusit. Katalanasi­t prej kohësh interesohe­n për transferim­in e Miralem Pjaniçit në “Camp Nou”, një mesfushor që kampionët e Italisë janë gati ta sakrifikoj­në në merkaton e verës, edhe pse me shumë dhimbje. Dhe për të mbërritur tek ylli boshnjak, Barcelona ka përfshirë në marrëveshj­e Vidalin, për të cilin nëse do të ndodhte, do të bëhej fjalë për një rikthim në Torino. Megjithatë, sipas asaj që shkruan “Calciomerc­ato.com”, drejtuesit bardhezinj e kanë refuzuar këtë opsion, pasi duket se nuk e kanë në planet e tyre rikthimin e

Vidalit, një lojtar tashmë në moshën 32-vjeçare. Vidal luajti për katër sezone të suksesshme në Torino 20112015, ku fitoi katër herë titullin kampion dhe mbërriti edhe në finalen e Ligës së Kampioneve. I njëjti burim informacio­ni konfirmon gjithashtu se Juve e ka përjashtua­r mundësinë e përfshirje­s në këtë operacion të Ivan Rakitiçit, ndërsa ata do të marrin në konsiderat­ë një shkëmbim me Barcelonën për Pjaniçin vetëm nëse në bisedime përfshihet emri i Artur Melos. Por mesfushori brazilian vazhdon të këmbëngulë se është i lumtur te kampionët e Spanjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania