Panorama Sport (Albania)

Çelino presion Interit dhe Juves: 50 mln për Tonalin, të panegociue­shëm

Presidenti këmbëngul, por gjithçka varet nga fati i Breshas

-

Interi ka vendosur të këmbëngulë fort për Sandro Tonalin, por nuk do të jetë e lehtë për gjetjen e akordit me Breshan e Masimo Çelinos, Klubi zikaltër do të përqendroh­et në merkaton e ardhshme, përveç emrit të Vidalit, edhe te regjisori i talentuar italian. Por Çelino ishte i qartë: Për më pak se 50 milionë euro Tonali nuk do të lëvizë nga Bresha. Bonuset në lojë janë të shumta dhe për momentin Interi duket skuadra më aktive dhe e interesuar për lojtarin. Kontaktet e para të tyre, Juventusit dhe PSG-së flisnin për një shifër pranë 35 milionë eurove plus bonuset, por presidenti Çelino nuk pranon të bëjë asnjë ulje nga pretendime­t e tij për atë që konsideroh­et pasardhësi i Pirlos.

Por pretendime­t financiare të Breshas do të varen shumë nga fati i tyre në kampionat. Me mbijetesën ose rënien e tyre në Serinë B, letrat në tavolinë pritet të ndryshojnë. Nëse do të sigurohet mbijetesa, atëherë shifra e 50 milionë eurove e kërkuar nga Çelino nuk do të negociohej, por Interi do të kishte mundësi ta arrinte një shifër të tillë duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë në operacion (flitet për Sebastiano Espoziton). Ndryshon gjithçka nëse Bresha do të bjerë. Në këtë rast, mund të zbritet nën shifrën 50 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania