Panorama Sport (Albania)

Ia mohojnë ngjitjen, klubi portugez i shkruan Ronaldos

-

Futbollist­ët e klubit portugez Olhanense i janë drejtuar Kristiano Ronaldos për të negociuar me federatën luzitane. Klubit me pronësi italiane i është hequr mundësia për të luftuar për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë në Portugali. “Kemi vendosur që të të shkruajmë këtë letër, - shpjegojnë lojtarët e Olhanenses në Facebook, - sepse je Zoti i futbollit portugez dhe burim frymëzimi për këdo që luan”. Rregullorj­a e futbollit portugez ka ndryshuar prej Koronaviru­sit, me ngjitjen e Vizelas dhe Aroukas (dy skuadrat më të mira të Kategorisë së Tretë), duke i hequr mundësinë Olhanenses të ngjitet, edhe pse në vend të parë, por me një ndeshje më shumë se rivalët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania