Panorama Sport (Albania)

Menaxheri flirton me bardhezinj­të: Kushdo do donte të luante

-

Zhoao Santos, menaxheri i Zhorzhinjo­s, vazhdon t’i lëshojë sinjale Juventusit për klientin e tij dhe gjatë një interviste për “Radio Kiss Kiss Napoli” braziliani komentoi zërat që flasin se kampionët e Italisë janë të interesuar për mesfushori­n e Çelsit, i cili në Torino mund të zërë vendin e Miralem Pjaniçit, gjithnjë në rast të një transferim­i të boshnjakut në Barcelonë. “Juventusi është një prej klubeve kryesore të Europës. Për të gjithë futbollist­ët do të ishte një kënaqësi të luanin për bardhezinj­të, - tha agjenti i regjisorit të bluve të Londrës dhe kombëtares italiane, i cili e la Napolin dy vite më parë për t’u transferua­r bashkë me Sarrin në “Stamford Bridge”. - Nuk e kam dëgjuar Paratiçin, deri më sot nuk më ka telefonuar. Zhorzhinjo ka edhe tri vite kontratë me Çelsin dhe ndihet mirë në Londër. Kam lexuar për interesin e Juves përmes gazetave. Një ribashkim me Sarrin? E përsëris. Juventusi është një prej klubeve më të mëdha në panoramën futbollist­ike”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania