Panorama Sport (Albania)

Lojtarja e Partizanit, apel për ndihmë: Dua të kthehem në Kolumbi

"Dua të bashkohem me familjen, klubi më ka borxh disa muaj"

- ARTIN LLESHAJ

Nidia Esperanza Gomez u trans ferua gjatë merkatos së dimrit në radhët e skuadrës së Partizanit në volejboll për femra. Por me bllokimin e të gjitha eventeve sportive në vend për shkak të Koronaviru­sit, lojtarja kolumbiane ka mbetur e bllokuar për më shumë se dy muaj në Shqipëri. Në një komunikim për "Radioblu" të Kolumbisë, Gomez përshkroi gjendjen e vendit tonë, si dhe tha se ka ende disa rroga pa marrë: "Edhe pse karantina në Shqipëri po hiqet dhe ekonomia ka filluar të hapet, situata ende nuk është zgjidhur, pasi vazhdon të jetë e ndaluar stërvitja në salla të mbyllura. Flitet se kampionati do të zhvillohet me 'play off' në mes të qershorit, por kjo nuk është ende konkrete. Klubi më ka borxh disa muaj, por më kanë thënë se do të më paguajnë".

28-vjeçarja kërkon që të rikthehet sa më parë në shtetin e saj, për t'iu bashkuar familjes dhe djalit dyvjeçar, por deri tani nuk ka arritur që të lidhet me Ministrinë e Jashtme të Kolumbisë dhe nuk ka marrë një përgjigje se kur do të mund të rikthehet në atdhe, duke qenë se shteti latin i ka mbyllur kufijtë dhe i ka pezulluar fluturimet ndërkombët­are. "Unë nuk kam qenë në gjendje të kem kontakte me Ministrinë e Jashtme që të mund të kthehem në Kolumbi. Mora një "email' që kërkonte të dhëna për fluturimin, por ende nuk kam pasur informacio­ne specifike për të qenë në gjendje që të kthehem pranë familjes.

Vazhdoj të jem në pritje", tregon Nidia Esperanza Gomez. Përveç kësaj, volejbolli­stja shpjegoi se kontrata e saj ka përfunduar më 15 maj dhe tashmë që kampionati shqiptar vijon të jetë pezull, përparësi për lojtaren është që të shohë përsëri djalin e saj. "Kampionati tashmë nuk është primar për mua, pasi nëse do të hapen fluturimet, dua që të rikthehem në Kolumbi pranë djalit", përfundoi Gomez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania