Panorama Sport (Albania)

Martin Biba, thirrje qeverisë: Të nisin aktivitete­t edhe në palestra

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes

-

Mundja, një prej sporteve elitare dhe tradiciona­le në vendin tonë, po e vuan shumë situatën kaotike që për më shumë se dy muaj ka shkaktuar virusi "COVID-19". Gazeta "Panorama Sport" ka kontaktuar me Martin Bibën, presidenti­n e Federatës Shqiptare të Mundjes. Fillimisht Biba tregon se si e ka kaluar komuniteti i mundjes këtë periudhë dhe vështirësi­të më të mëdha që kanë pasur: "Si të gjitha sportet në këtë situatë pandemie, edhe mundja i ka ndalur të gjitha aktivitete­t dhe sportistët po përgatiten në mënyrë individual­e. Unë jam interesuar personalis­ht për mbarëvajtj­en e tyre si dhe për familjet. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me Koronaviru­s nga komuniteti i mundjes dhe ky është një lajm i mirë. Ndërsa për sa i përket pjesës së përgatitje­ve, për ne është pikë e dobët, pasi kur një mundës qëndron 3-4 muaj jashtë tapetit është një humbje shumë e madhe, për cilësitë sportive. Sportistët elitarë si Eriglent Prizreni apo Paris Karepi nuk kërkojnë vetëm nga një partner për t'u stërvitur (në këto kushte ka munguar edhe ky), por duan disa: pesha më të ulëta, peshën e tyre dhe pesha më të larta. Mundësi, nëse nuk ka tapetin dhe partnerin, nuk është se i shërben shumë atletika. Kështu që kjo pjesë është një mungesë dhe një humbje shumë e madhe për të gjithë komuniteti­n e mundjes, si dhe për federatat europiane e botërore". Kreu i mundjes shqiptare tregon edhe problemet me kalendarin e garave, ku për shkak të virusit janë shtyrë një pjesë e madhe e eventeve: "Mundja humbi mundësinë për të zhvilluar dy turnetë kombëtarë 'Abedin Lame' dhe 'Muhamet Malo', evente të cilat duhet të ishin zhvilluar tashmë. Duhet të ishin mbajtur Kupat e Republikës për shkollorë, kadetë, të rinj dhe të rritur. Aktivitete­t të cilat janë detyrim ligjor për federatën kombëtare. Pra, janë shumë gara të cilat ne i kemi shtyrë tashmë. Ndërsa të gjitha aktivitete­t ndërkombët­are janë spostuar për në gusht". Disa ditë më parë Ministria e Shëndetësi­së hapi dritën jeshile për stërvitjet dhe aktivitete­t në ambiente të hapura, ndërkohë që veprimtari­të në salla të mbyllura vijojnë që të jenë të ndaluara. Martin Biba shpreson që të jepet OK edhe për sallat e mbyllura dhe e komenton kështu këtë vendim: "Për sa kohë sipas Institutit të Shëndetin Publik ka tendencë në rënie të përhapja e virusit, mendoj që duhet të fillojmë me aktivitete­t, sigurisht duke i respektuar parametrat e sigurisë, të higjienës etj., gjë që është krejtësish­t e thjeshtë dhe e realizuesh­me. Mendoj se duhet të fillojmë, maksimumi fundi i majit apo më 1 qershor të nisim punën nëpër palestra. Kështu që, jemi të gjithë në pritje të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësi­së. Presidenti i FSHM edhe një herë tjetër thekson problemin e buxhetit, që vazhdon të jetë një shqetësim i madh për federatën: "Vështirësi­a më e madhe për ne vazhdon të jetë buxheti dhe mbështetja financiare. Duhen grumbullim­e të sportistëv­e në një të ardhme të afërt sapo të jepet drita jeshile për aktivitete­t. Jam në kërkim të mundësive nëpërmjet federatës europiane dhe asaj botërore për t'i dërguar të paktën një apo dy muaj jashtë shtetit për t'u stërvitur. Karepi dhe Prizreni fitojnë lehtësisht me kundërshta­rët këtu dhe e kanë të nevojshme për të pasur rivalë të nivelit të tyre. Është e domosdoshm­e që këta sportistë të qëndrojnë 6 muaj në qendra grumbullim­i jashtë vendit, por kjo gjë kërkon financa. Shpresojmë që të lëvizë diçka edhe nga qeveria, por me sa shihet duket shumë e vështirë që kjo të ndodhë, pasi sporti vazhdon të mos jetë në vëmendjen e tyre". Më tej Biba ka një thirrje për sportistët: "Mesazhi im për të gjithë sportin është që të bëjnë më të mirën e mundshme për të ruajtur minimalish­t parametrat fizikë. Ndërsa pjesa teknike do të fitohet me kalimin e kohës pas fillimit të stërvitjev­e. Sigurisht që situata do të përmirësoh­et dhe të gjithë sportistët do të vijnë duke e rikuperuar formën e tyre. Për mundjen shqiptare mund të them që ka edhe një aspekt pozitiv nga kjo situatë e keqe. Duke qenë se ne kemi humbur edhe dy turne kualifikue­se për në Olimpiadë, dy sportistët tanë Prizreni dhe Karepi janë në moshën 21-vjeçare dhe do të jenë edhe më të pjekur kur të mbahen këto gara". Martin Biba e mbyll prononcimi­n e tij duke i bërë homazhe Skënder Kurtit, ish-boksierit dhe trajnerit të boksit të ndarë nga jeta rreth një muaj më parë: "Ka qenë një njeri me parametra të jashtëzako­nshëm njerëzorë dhe sportivë, i cili përveç boksit është marrë edhe me mundje. Një humbje e madhe për të gjithë komuniteti­n e sportit në Shqipëri. Dua t'u shpreh ngushëllim­et e mia familjarëv­e të tij".

"Mundësi, nëse nuk ka tapetin dhe partnerin për t'u stërvitur, nuk është se i shërben shumë atletika. Kështu që, kjo pjesë është një mungesë dhe një humbje shumë e madhe për të gjithë komuniteti­n e mundjes në Shqipëri dhe në mbarë botën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania