Panorama Sport (Albania)

"Sezon i çuditshëm, por më mirë kështu se pa gjë"

-

Valentino Rosi është gati për të nisur sezonin e 25-të të karrierës në Botërorin e motoçikliz­mit, ndonëse i duhet ende të presë edhe disa muaj. Por ky do të jetë një edicion i veçantë dhe i kushtëzuar për shkak të pandemisë: "Do të jetë një kampionat i përgjysmua­r, megjithatë më mirë kështu se të mos garojmë fare", shprehet Rosi, i cili më pas shton: "Do të jetë një eksperienc­ë e veçantë dhe shumë e çuditshme. Garat do të jenë pa publik, ndërsa duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t'i respektuar rregullat dhe udhëzimet jashtë piste, duke mbajtur maska mbrojtëse si dhe duke respektuar distancat", deklaroi piloti i Yamahës. Theksojmë që objektivi i "Dorna"-s është që sezoni ta ngrejë siparin më 19 korrik në Herez të Spanjës, për të pasur sërish një tjetër garë pas një jave në të njëjtën pistë. Ndërsa duket e vështirë që kampionati të ketë më shumë se 12 gara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania