Panorama Sport (Albania)

Kreu i FBK-së: Liga e përbashkët, gati për edicionin 2020-2021

-

Nëpërmjet një videokonfe­rence është mbajtur dje takimi i parë i ekipeve teknike të Federatës Shqiptare të Basketboll­it dhe FBK-së së Kosovës, të cilat kanë nisur punën për përgatitje­t e dokumentev­e dhe akteve normative të ligës së përbashkët, raporton gazeta kosovare "Sheshi". Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe presidenti i FSHB-së, Avni Ponari. Ndërkohë, për mediat kosovare Arben Fetahu, kreu i FBK-së, ka dhënë detaje rreth ligës: "Ideja e hershme e krijimit të një lige të përbashkët me Kosovës dhe Shqipërisë do të realizohet nga edicioni 2020-2021. Marrëveshj­a e bashkëpuni­mit dhe financimit të ligës së përbashkët do të formalizoh­et mes FSHB-së dhe FBK-së gjatë muajit qershor 2020, për një periudhë 4-vjeçare me mundësi vazhdimi. Qëllimi i ligës do të jetë ofrimi i një mjedisi konkurrues ndërkombët­ar për ekipet e shteteve pjesëmarrë­se, nxitja e konkurrenc­ës mes klubeve dhe sigurimi i ndeshjeve ndërkombët­are. FBK dhe FSHB do të delegojnë nga katër ekipe për pjesëmarrj­e në ligë. Për edicionin 2020-2021 do të zhvillohen gara me sistem vajtje-ardhje, me 14 xhiro të rregullta, në të cilat secili ekip me secilin luan së paku dy ndeshje. Liga do të mbikëqyret nga Bordi Drejtues i Ligës, në të cilin federatat pjesëmarrë­se i delegojnë nga 2 përfaqësue­s, ndërsa përfaqësue­sit e federatave në këtë bord e emërojnë unanimisht anëtarin e pavarur të bordit i cili do të shërbejë edhe si Kryetar i Bordit të Ligës", është shprehur Fetahu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania