Panorama Sport (Albania)

Sainz "harron" Ferrarin: Mendoj për McLaren

-

Zyrtarizim­i i kalimit të Karlos Sainzit te Ferrari për vitin 2021 duket se e ka destabiliz­uar disi situatën aktuale në Formulën 1, pasi ende nuk ka startuar sezoni i 2020-ës. Megjithatë, 25vjeçari spanjoll kërkon që momentalis­ht të fokusohet vetëm te McLaren: "Dua të zhvilloj një sezon të madh me McLaren. Do të kem presion të madh, por do të ishte përgjigjja më e mirë që do të jepja. E kuptoj që njerëzit duan të më shikojnë sa më parë duke luftuar për podium te Ferrari, por viti 2020 do të jetë ndryshe dhe duhet që të punoj fort. Ëndrrën Ferrari do ta fus në sirtar dhe dua që të përqendroh­em 100% te McLaren", deklaroi Karlos Sainz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania