Panorama Sport (Albania)

Volf: Besojmë te dyshja Hamilton-Botas

-

Ndonëse në disa dalje të mëparshme për mediat Toto Volf e kishte lënë derën hapur për një afrim të mundshëm të pilotit Sebastian Fetel në radhët e Mercedesit, shefi i "Shigjetës së argjendtë" së fundmi duket se e ka sfumuar disi këtë hipotezë. "E njoh shumë mirë dhe e di që është një person i thjeshtë dhe me vlera, - shprehet Volf për pilotin gjerman. - Si atlet është katër herë kampion bote, kështu që cilësitë e tij janë të padiskutue­shme, por Mercedesi u qëndron besnik pilotëve aktualë dhe nuk dëshirojmë që të nisim bisedime në këtë pikë, kur sezoni ende nuk ka filluar", tha 48-vjeçari austriak, duke u shprehur se skuadra Mercedes vazhdon të besojë te dyshja Hamilton-Botas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania