Panorama Sport (Albania)

Plas te Vllaznia, Jonuz: Klubi Klubi të të paguajë paguajë lojtarët lojtarët

Trajneri: Sot takoj Licin, futbollist­ët për 10 ditë dalin të lirë

- ADMIR URUÇI

Plas te Vllaznia vetëm dy ditë pas rifillimit të stërvitjes. Para seancës së djeshme, të gjithë lojtarët janë parë të ulur në fushë, në pritje të trajnerit Mirsad Jonuz. Ky i fundit, në ditën e parë pas ardhjes nga Maqedonia e Veriut është përballur me një të papritur. Lojtarët kuqeblu kishin kërkuar një takim urgjent me administra­torin Suad Lici për shkak të situatës kritike që po kalon klubi sa u përket financave, ndërkohë që këtë ia kanë shprehur fillimisht trajnerit Jonuz. Mirëpo, administra­tori Lici nuk u shfaq në ambientin stërvitor për të sqaruar futbollist­ët dhe në këto kushte, Jonuz i ftoi ata të bënin një diskutim për kërkesat që kanë. "Panorama Sport" ndoqi të gjithë bisedën, teksa fillimisht lojtarët njohën trajnerin me situatën, duke kërkuar takimin me administra­torin Lici, në të kundërt nuk do të zbrisnin në fushë. "Profesor, ne kemi kërkuar një takim me Suadin. Duhet të sqarohemi, sepse është muaji i katërt që nuk paguhemi, nuk vazhdohet kështu. Duam garanci", ka thënë fillimisht një nga lojtarët.

FJALIMI I TRAJNERIT

Pasi dëgjoi fillimisht futbollist­ët në këtë takim të parë pas dy muajve ndërprerje të kampionati­t, Jonuz u bëri apel atyre që t'i shikonin gjërat me qetësi, sepse në këtë moment nuk do të zgjidhnin gjë nëse bojkotonin stërvitjen. "Djema, keni shumë të drejtë për pretendime­t që keni. Megjithatë, nuk

është mirë ta lëmë stërvitjen në një moment që sapo e kemi nisur. Është e drejtë ajo që kërkoni, por që nesër (sot), nga unë i pari dhe kush të dëshirojë nga ju, do të takojmë Suadin dhe të sqarohemi për gjithçka. Nuk është e nevojshme të jemi të gjithë, por unë dhe 4-5 veta,

duke filluar nga kapiteni Lika, Malota, Shtubina dhe ndonjë tjetër. Shkojmë takojmë Suadin apo kryetaren dhe të sqarojmë gjithçka. Nuk është mirë ta lëmë stërvitjen", ka thënë Jonuz para lojtarëve. Më pas reagoi menjëherë kapiteni Lika. "Thjesht kërkojmë të takojmë

Suadin dhe të saqarojmë gjërat. Kjo është e gjitha profesor. Atëherë çuna vazhdojmë stërvitjen dhe nesër (sot) të shohim se çfarë do të bëjmë", ka thënë kapiteni.

JA KËRKESAT E LOJTARËVE

Por çfarë kërkojnë më konkretish­t futbollist­ët? Gazeta

zbulon ekskluzivi­sht se së pari lojtarët kuqeblu kërkojnë një garanci për katër rrogat e pamarra dhe mbi të gjitha një afat se kur do të kalojnë në llogaritë e tyre. Gjithashtu, futbollist­ët duan të sqarohen nga klubi se si do të procedohet për kontratat e tyre, pasi shumicës së ekipit i skadon marrëveshj­a me Vllazninë më 31 maj. Dy kërkesa të tjera bazike janë edhe sa i përket akomodimit dhe ushqimit. Lojtarët e huaj dhe ata nga rrethet janë të kërcënuar për qiratë nga pronarët e banesave. Nga ana tjetër, ata kërkojnë që të të tria vaktet t'i konsumojnë në një restorant të vënë në dispozicio­n nga klubi deri në momentin kur do të mbyllet sezoni. Këto katër kërkesa duhet të plotësohen nga klubi, në të kundërt nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë me futbollist­ët, të cilët mund të largohen pas 31 majit.

 ??  ?? Momenti kur lojtarët e Vllaznisë kërkuan sqarime për situatën
Momenti kur lojtarët e Vllaznisë kërkuan sqarime për situatën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania