Panorama Sport (Albania)

KRYETARJA E KËSHILLIT BASHKIAK

-

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadija, ka shigjetuar direkt kryebashki­aken Voltana Ademi për situatën në klub. "Problemet e K.F Vllaznia janë tërësisht organizati­ve. Buxheti i planifikua­r për 2020-ën është në vlerën 40 milionë lekëve (të rinj). Ndërsa buxheti i sh.a që miratohet nga Asambleja e aksionerëv­e përfshin edhe zëra të tjerë të ardhurash dhe mbi të gjitha, ka pasoja kontraktua­le që janë përtej përgjegjës­ive tona dhe janë marrëdhëni­e që nxjerrin penalitete të rënda ekonomike dhe morale për shoqërinë në fjalë", citonte ndër të tjera kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania