Panorama Sport (Albania)

Kovaç dhe Montela, kandidatë për të stërvitur kosovarin Muriqi

-

“Aeroplani” mund të bëjë një ulje, jo të detyruar, në Stamboll. Nëse kujtoni, kështu quhej Vinçenco Montela dhe në kryeqyteti­n turk do të zbarkojë vërtet. Pas largimit të Ersun Janal, skuadra e Fenerbahçe­s po kërkon ende të gjejë profilin e duhur për ta zëvendësua­r trajnerin e shkarkuar dhe sipas të përditshme­s turke “Fanatik”, mes kandidatëv­e ndodhet edhe Vinçenco Montela.

45-vjeçari, i cili ka stërvitur edhe Milanin, madje ishte trajneri që u ka sjellë trofeun e fundit kuqezinjve (Kupën e Italisë), është i papunë pas shkarkimit nga Fiorentina dhjetorin e kaluar. Madje, për Montelën eksperienc­a e mundshme jashtë Italisë nuk do të ishte e para, pas asaj te Sevija në gjysmën e sezonit të kaluar. Gjithsesi, Montela do të ketë një rival shumë të fortë për stolin e skuadrës ku aktivizohe­t edhe bomberi kosovar, Vedat Muriqi. Sërish sipas “Fanatik”, është Niko Kovaç ai që i është vetofruar Fenerbahçe­s për ta stërvitur. Tekniku kroat ndihet gati dhe shumë i motivuar për t’u rikthyer në punë, pas shkarkimit të pësuar në nëntor të 2019-ës nga Bajerni i Mynihut, pas një konflikti shumë të shpeshtë dhe të fortë me senatorët e bavarezëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania