Panorama Sport (Albania)

“GATI PËR VERËN”, GAZETARJA SEKSI EKSPOZON LINJAT

-

Vera po vjen dhe të gjithë po përgatiten për të shkuar në plazh. Femrat më së shumti janë pak të shqetësuar­a në lidhje me kilet e tepërta që mund të kenë marrë gjatë izolimit. Një ndër këta që po përgatitet për plazhin është dhe gazetarja e “Sportitali­a”, Ludovika Pagani, e cila me sa duket, ndihet krejtësish­t në rregull me peshën e saj. “Vera po vjen. Unë kam ndjekur stërvitjen dhe mënyrën e të ushqyerit të sugjeruar nga Xhampaolo Fusko. Ka qenë trajneri im për një muaj dhe jam shumë e kënaqur me rezultatet”, shkruan Ludovika krahas fotos me rroba banje ku i dallohen shumë qartë linjat tepër perfekte. 24-vjeçarja bukuroshe ka lindur në Bergamo të Italisë. Përveçse një “rivale” e gazetares tjetër italiane të sportit, Dileta Leota, ajo është e njohur edhe si modele por edhe influencer­e në “Instagram”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania