“Nuk kemi bukë të hamë”, zbardhet zbardhet debati debati te te Vllaznia

Administra­tori: Nëse vazhdojnë kështu marrim masa, gati të rinjtë

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - ADMIR URUÇI

Ndodhi ajo që pritej, lojtarët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen pas ultimatumi­t që i dhanë klubit dy ditë më parë. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", futbollist­ët kërkuan një takim me administra­torin Suad Lici, për të qartësuar situatën me pagat e prapambetu­ra, kontratat që skadojnë më 31 maj, qiratë dhe faturat e dritave në banesa, si dhe ushqimin. Lici u paraqit në fushën sportive të fshatit Golem dje në orën 16:30 e më pas diskutoi për 15 minuta me lojtarët në mes të fushës. Por, ai nuk arriti të bindte futbollist­ët me propozimet që u bëri, madje më tepër i revoltoi ata. Në fakt, momentet e para kanë qenë mjaft miqësore, duke dhënë shpresë për gjetjen e një gjuhë të përbashkët. Por, lojtarët kanë qenë të vendosur. "Panorama Sport" zbardh ekskluzivi­sht pjesë nga fjalimi i Licit dhe më pas replikat e lojtarëve si Gilman Lika, Renato Malota, Ndriçim Shtubina, Erdenis Gurishta dhe Florind Bardulla.

SUAD LICI - "Është një situatë që të gjithë e dini tashmë. Moskalimi i lekëve ka ardhur jo për shkak të problemeve tona, por prej mungesës së miratimit të pasqyrave financiare nga ana e asamblesë, që është vetë Këshilli Bashkiak. Unë nuk kam se si të bëj shkelje në këtë drejtim dhe për më tepër nuk kam se si të marr zotim dhe t'ju gënjej për t'ju dhënë një datë fikse për pagat. Bëhet fjalë për muajin shkurt dhe gjysmën e marsit, ndërsa për këtë periudhë keni marrë pagat e luftës nga FSHF. Do të flasim për sa u përket dy muajve në vazhdim për një tip kontrate shtesë. Pra, të merrni pagën e shkurtit dhe gjysmën e marsit e po ashtu të paguhet i plotë qershori dhe korriku. Këto kam për të thënë. Ky është propozimi im, shikojeni vetë dhe vlerësojen­i". GILMAN LIKA - "Kjo nuk ka aspak kuptim, sepse ne kemi pa marrë katër paga. Të marrim këto një herë dhe pastaj të pranojmë paga minimale për muajt qershor dhe korrik. Mendoj se është e njëjta. Ju duhet që ta ngrini zërin në këtë drejtim për ne, jo të harrohemi kështu. Nuk janë vetëm pagat, por edhe këta lojtarët e huaj që nuk kanë më të paguajnë as qiranë e shtëpisë, s'kanë drita dhe s'kanë me se të ushqehen. Nuk është aspak e drejtë që të lihet gjithçka për

momentet e fundit". NDRIÇIM SHTUBINA -

"Paga e luftës nuk është asgjë. Këtë e kanë marrë të gjithë dhe nuk del as për t'u ushqyer vetëm, e jo më ne që jemi familjarë. Nuk ka kuptim që të thuhet 'keni marrë pagën e luftës'. Nëse nuk kemi asnjë

përgjigje pozitive në këtë drejtim, ne nuk do të vazhdojmë. Suad, kështu nuk vazhdohet...".

SUAD LICI - "Ju thashë, asgjë nuk është në dorën time".

RENATO MALOTA - "O Suad, ne nuk po themi se është në dorën tuaj. Nuk është në dorën tuaj, por atëherë le të bëhemi të gjithë bashkë dhe të shkojë një përfaqësi te bashkia, duke nisur nga Gilmani dhe ne të tjerët. Të shkojmë të takohemi me ata që e kanë në dorë këtë çështje. Kështu edhe ne të ndihmojmë ty për këtë zgjidhje. Nuk ka kuptim kështu të mbesë gjithçka pa një zgjidhje".

GILMAN LIKA - "Nuk është aspak e drejtë që të paktën të mos jemi kontaktuar për këtë çështje gjithë këtë periudhë. Neve nuk na intereson çfarë bën politika, thjesht po kërkojmë një të drejtë tonën".

ERDENIS GURISHTA "Ju e kuptoni më mirë se askush tjetër këtë gjë. Keni qenë vetë lojtarë dhe keni jetuar me këtë profesion. Mbajmë familjet me këtë punë dhe nuk ka kuptim tani të na thuhet se s'kemi çfarë të bëjmë". FLORIND BARDULLA -

"Nuk është aspak normale. Jemi familjarë që mbahemi me këto para. Nuk është normale që lojtarët e huaj të mos trajtohen me ushqime, po ashtu edhe me qiratë e shtëpive. Duhet t'u themi këshilltar­ëve bashkiakë që t'i vënë gishtin kokës dhe të mos shikojnë politikën, por të vlerësojnë Vllazninë, pasi është e të gjithëve. Ne nuk po flasim vetëm për veten, por për të gjithë, qoftë punonjës, stafi i akademisë etj. Të gjithë varemi nga një firmë e Këshillit Bashkiak, prandaj duhet të gjithë bashkë të ngremë zërin".

SUAD LICI - "Nuk kam çfarë t'ju them më shumë çuna...".

Më pas lojtarët u janë drejtuar dhomave të zhveshjes, kur për disa minuta kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe më pas ka qenë kapiteni Gilman Lika, i cili ka komunikuar vendimin te stafi teknik për të bojkotuar stërvitjen derisa të merret një garanci nga ana e drejtuesve më të lartë të klubit për kërkesat e parashtrua­ra nga futbollist­ët.

Çast nga diskutimi mes Licit dhe futbollist­ëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.